Kryeministri i Turqisë: Mandati i presidentit duhet të jetë pesë vjeçar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32269-kryeministri_i_turqisë_mandati_i_presidentit_duhet_të_jetë_pesë_vjeçar
Kryeministri i Turqisë ka njoftuar për ndryshimin e Kushtetutës së Këtij vendi në lidhje me mandatin presidencial për ta bërë atë pesë vjeçar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2016 07:53 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Turqisë: Mandati i presidentit duhet të jetë pesë vjeçar

Kryeministri i Turqisë ka njoftuar për ndryshimin e Kushtetutës së Këtij vendi në lidhje me mandatin presidencial për ta bërë atë pesë vjeçar.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Binali Yıldırım, kryeministri i Turqisë, të shtunën në një intervistë me kanalin televiziv TRT, theksoi ndryshimin e Kushtetutës dhe vënien në zbatim të sistemit presidencial në Turqi dhe deklaroi: "Në këtë sistem politik presidenti i shtetit do të zgjidhet për një mandat pesë vjeçar". Ndryshimet e Kushtetutës së Turqisë de zëvendësimi i sistemit parlamentar me sistemin presidencial është bërë prioritet i partisë AKP që nga viti 2010. Mirëpo partitë opozitare po kundërshtojnë këtë ide të AKP dhe përpjekjet e Erdoganit në lidhje me këtë çështje po i vlerësojnë si përpjekje për ta çuar vendin drejt një regjimi diktator.