Populli tunizian dënon krimet e regjimit saudit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32374-populli_tunizian_dënon_krimet_e_regjimit_saudit_në_jemen
Përfaqësues të partive dhe organizatave civile dhe personalitete të njohura në Tunizi, kanë mbajtur një protestë në kryeqytetin e këtij vendi, duke dënuar krimet e Arabisë Saudite në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2016 13:01 Europe/Tirane
  • Populli tunizian dënon krimet e regjimit saudit në Jemen

Përfaqësues të partive dhe organizatave civile dhe personalitete të njohura në Tunizi, kanë mbajtur një protestë në kryeqytetin e këtij vendi, duke dënuar krimet e Arabisë Saudite në Jemen.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, populli tunizian ka protestuar kundër krimeve saudite në Jemen si dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të vendit të tij nga koalicioni agresor i udhëhequr nga Arabia Saudite. Protestuesit kanë brohoritur parulla kundër sulmeve ndaj Jemenit dhe regjimin saudit e kanë konsideruar përgjegjës për krimet e tmerrshme në Jemen. Ata kanë kërkuar përmbysjen e regjimeve të cilat përkrahin grupet takfiriste në shkatërrimin e Jemenit.