Qyteti Bashika çlirohet nga pushtimi i ISIS
Qyteti Bashika në afërsi të Mosulit është çliruar nga pushtimi i terroristëve. Masud Barzani, kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut, në takimin e zhvilluar sot në Erbil me shefin e Pentagonit Ashton Carter, deklaroi se forcat kurde pishmerga kanë arritur të çlirojnë qytetin Bashika nga pushtimi i terroristëve të ISIS.
Ndërkohë, forcat irakiane po vazhdojnë operacionin e gjerë për çlirimin e Mosulin. Shefi i shërbimit shëndetësor të provincës Ninva, Lieth Hobabe, bëri të ditur se terroristët e ISIS kanë djegur një fabrikë të prodhimit të shkrepëseve, ku si pasojë e gazrave toksikë janë helmuar mbi 100 civilë irakianë. Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut në një intervistë me televizionin irakian deklaroi se fronti jugor i Mosulit është ndarë në tre drejtime për të lehtësuar avancimin e trupave irakiane drejt Mosulit. Ai shtoi se forcat vullnetare dhe forcat kurde po luajnë rol të rëndësishëm përkrah forcave irakiane në avancimin e operacionit për çlirimin e Mosulit.