Mishel Aun takohet me sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32530-mishel_aun_takohet_me_sekretarin_e_përgjithshëm_të_hezbullahut
Mishel Aun, kryetar i fraksionit “Ndryshimi dhe Reforma” u takua sot me Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit, me të cilin diskutoi mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2016 14:42 Europe/Tirane
  • Mishel Aun takohet me sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut

Mishel Aun, kryetar i fraksionit “Ndryshimi dhe Reforma” u takua sot me Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit, me të cilin diskutoi mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Libanit.

Më parë, Saad Hariri, kryetar i grupit Al Mustekbal, pohoi se të gjitha përpjekjet e tij për zgjedhjen e presidentit kanë dështuar dhe përkrahu kandidaturën e gjeneral Mishel Aun për postin e presidentit. Që nga Maji 2014, kur përfundoi mandati i ish presidentit Mishel Sulejman, grupet politike libaneze nuk kanë mundur të zgjedhin presidentin e ri. Kandidatura e Mishel Aun përkrahet edhe nga lëvizja islamike libaneze Hezbullah. Presidenti i Libanit zgjidhet me votat e 2/3 të deputetëve të Parlamentit libanez.