Mishel Aun takohet me sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut
Mishel Aun, kryetar i fraksionit “Ndryshimi dhe Reforma” u takua sot me Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit, me të cilin diskutoi mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Libanit.
Më parë, Saad Hariri, kryetar i grupit Al Mustekbal, pohoi se të gjitha përpjekjet e tij për zgjedhjen e presidentit kanë dështuar dhe përkrahu kandidaturën e gjeneral Mishel Aun për postin e presidentit. Që nga Maji 2014, kur përfundoi mandati i ish presidentit Mishel Sulejman, grupet politike libaneze nuk kanë mundur të zgjedhin presidentin e ri. Kandidatura e Mishel Aun përkrahet edhe nga lëvizja islamike libaneze Hezbullah. Presidenti i Libanit zgjidhet me votat e 2/3 të deputetëve të Parlamentit libanez.