Blerja e armatimeve nga krerët e vendeve arabe të gjirit Persik
Qeveria amerikane deklaroi se në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak me vendet arabe të Gjirit Persik, me këto vende ka nënshkruar kontrata për shitjen e armatimeve.
Sipas një artikulli të gazetës Rai të Kuvajtit që nga viti 2015, SHBA u ka shitur armatime me vlerë 33 miliardë $ vendeve arabe të Gjirit Persik. Amerika do t'i japë 72 avionë luftarakë F-18 Katarit dhe 28 avionë të tillë Kuvajtit. Afati i dorëzimit të këtyre avionëve është parashikuar të jetë 11 muaj. Aktualisht, Arabia Saudite, Emiratet dhe Katari po përpiqen të blejnë nga kompania amerikane Lockheed Martin sistemit raketor TAD si dhe të modernizojnë sistemet anti-raketore Patriot. Uashingtoni duke e prezantuar Iranin si një kërcënim për vendet arabe të Gjirit Persik, i ka nxitur këto vende të blejnë armatime amerikane. Gjatë viteve të fundit, vendet arabe të Gjirit Persik një pjesë të madhe të të ardhurave nga nafta i kanë shpenzuar për blerjen e armëve nga vendet perëndimore e kryesisht nga SHBA, Anglia, Franca dhe Gjermania. Gjatë dy viteve të fundit, SHBA ka nënshkruar kontrata të majme për shitjen e armatimeve vendeve arabe të Gjirit Persik. Politika e SHBA në rajonin e Gjirit Persik e sqaron fare mirë kontrastin mes vlerave dhe interesave. Anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik janë të gjithë aleatë të Amerikës dhe secili prej tyre ka vlerë të veçantë për Amerikën. Bahrejni është streha e Flotës së 5-të detare të SHBA, ndërsa në Katar ndodhen dy baza ajrore amerikane. Në Oman ndodhen 5 baza ushtarake amerikane dhe Amerika ka autorizimin për përdorimin e 24 qendrave ushtarake në këtë vend. Rreth 4 mijë trupa amerikane janë dislokuar në Kuvajt. Në bazë të një marrëveshje mes SHBA dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Uashingtoni ka të drejtë të ndërtojë baza detare në EBA. Në bazë të marrëveshjes me regjimin Al Saud, Amerika ka të drejtë të shfrytëzojë 66 baza ushtarake në Arabinë Saudite, ndërsa në bazën ajrore Princi Sultan janë dislokuar avionët spiunë amerikanë U.2. Vendet arabe pretendojnë se shkaku i këtij bashkëpunimi të madh ushtarak me Amerikën është garantimi i sigurisë së tyre, por në këtë mes fituesi kryesor është Amerika. Në atë vit, Arabia Saudite importoi armë me vlerë 6,4 miliardë $ duke shënuar një rritje prej 54 % në krahasim me vitin 2014, ndërsa EBA blenë armatime me vlerë 2,2 miliardë $. Në bashkëpunimin ushtarak mes SHBA dhe vendeve arabe të Gjirit Persik vihet re kontrasti i madh mes vlerave të cilat Amerika pretendon se i mbron dhe interesave të qeverisë amerikane. Arabia Saudite është shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut, autorja e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Jemen, sponsorizuese kryesore e grupeve terroriste dhe shteti më autoritar në botë, por këto nuk kanë aspak rëndësi për SHBA derisa regjimi Al Saud të jetë në shërbim të interesave politike dhe ekonomike amerikane.