Me mijëra banorë të Mosulit shpëtohen nga kthetrat e ISIS
Forcat irakiane që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Mosulit e deri më tani, kanë shpëtuar mbi 6000 civilë irakianë nga kthetrat e terroristëve të grupit takfirist ISIS.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Abdulamir Rashid Jarullah, anëtar i shtabit të ushtrisë së Irakut në provincën Ninva në veri të Irakut, deklaroi se numri i të shpërngulurve nga provinca Ninva nga qendra e saj Mosuli, ka arritur në 6403 persona. Grupi terrorist ISIS rreth dy milionë njerëz ka marrë peng brenda në Mosul, qytetin e dytë më të madh sa i përket numrit të popullsisë në Irak dhe po i përdorë ata si mburojë njerëzore për të penguar operacionet e forcave irakiane. Ndërkohë, gjeneral Naxhm Abdullah Xhaburi, komandant i operacioneve në Ninva, deklaroi se që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i ISIS, janë vrarë 2000 terroristë të ISIS.