Shpërthim terrorist në kryeqytetin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34459-shpërthim_terrorist_në_kryeqytetin_e_irakut
Nga një shpërthim terrorist në Bagdad kryeqytetin e Irakut, 2 civilë janë vrarë, thuhet në një njoftim të agjencisë Al-God Press.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2016 16:47 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në kryeqytetin e Irakut

Nga një shpërthim terrorist në Bagdad kryeqytetin e Irakut, 2 civilë janë vrarë, thuhet në një njoftim të agjencisë Al-God Press.

Shpërthimi ka ndodhur afër një tregu frutash dhe perimesh në rajonin Maden në juglindje të Bagdadit ku përveç të vrarëve janë plagosur edhe 6 civilë irakianë. Gjithashtu dje kryeqyteti irakian ka përjetuar një tjetër shpërthim terrorist që la të vrarë e të plagosur disa civilë. Ndërsa kapiten Ala Ganemi, kreu i policisë në Qerbela ka thënë se në kontrollet e bëra janë arrestuar 11 persona mes tyre 2 terroristë të cilët kishin për qëllim të futeshin në qytet. Vlen të theksohet se operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur më 17 tetor me urdhër të Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut.