Progreset e forcave popullore në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34552-progreset_e_forcave_popullore_në_perëndim_të_mosulit
Në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul, forcat popullore të Irakut kanë avancuar së tepërmi në perëndim të këtij qyteti dhe kanë arritur 25 km pranë bazës ajrore Telfar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 09, 2016 17:48 Europe/Tirane
  • Progreset e forcave popullore në perëndim të Mosulit

Në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul, forcat popullore të Irakut kanë avancuar së tepërmi në perëndim të këtij qyteti dhe kanë arritur 25 km pranë bazës ajrore Telfar.

Karim Alivi komandant i organizatës Badr të Irakut ka thënë se me çlirimin e bazës Telfar forcat popullore do të vazhdojnë operacionin e tyre për çlirimin e pjesëve të tjera të qytetit Mosul. Forcat popullore duke u vendosur në perëndim të Mosulit kanë bllokuar të gjitha rrugët që ISIS i përdorte për të marrë ndihma nga Siria. Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul ka nisur me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi më 17 tetor dhe deri tani shumë zona përreth këtij qyteti janë çliruar nga forcat irakiane.