Hapja e bazës së parë detare britanike në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34747-hapja_e_bazës_së_parë_detare_britanike_në_gjirin_persik
Britania ka përuruar bazën e saj të parë detare në Bahrejn.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2016 04:55 Europe/Tirane
  • Hapja e bazës së parë detare britanike në Gjirin Persik

Britania ka përuruar bazën e saj të parë detare në Bahrejn.

Sipas Press TV, Charls, Princi i Anglisë, këtë bazë e përuroi të enjten në përvjetorin e fillimit të marrëdhënieve dypalëshe në Manama, kryeqytet i Bahrejnit. Kjo bazë është selia e parë ushtarake britanike në rajonin e Gjirit Persik në 40 vitet e fundit. Londra synon që kjo bazë detare në Bahrejn të shndërrohet në qendrën e dytë të operacioneve për forcat detare të këtij vendi pas bazës Portsmooth, në jug të Anglisë. Kjo bazë detare për 600 trupash, do të jetë përgjegjëse për mbështetjen e luftanijeve të cilat patrullojnë në ujërat rajonale. Hamd bin Isa Al Khalifa, mbreti i Bahrejnit, muajin e kaluar gjatë një vizite në Londër ka takuar mbretëreshën e Britanisë së Madhe Elizabeta e II, kryeministren britanike Theresa May si dhe zyrtarë të tjerë britanikë dhe ka bërë thirrje për lidhje të ngushta midis dy vendeve mbretërore.