Vizita e John Kerry në Oman
(last modified Tue, 15 Nov 2016 08:40:32 GMT )
Nëntor 15, 2016 09:40 Europe/Tirane
  • Vizita e John Kerry në Oman

Për të biseduar mbi krizën në Jemen, John Kerry sekretari amerikan i shtetit më 14 nëntor zhvilloi një vizitë në Maskat kryeqytetin e Omanit, ku pritet të takohet me Jusef Bin Alavi ministër i jashtëm dhe me Sulltan Kabus mbreti i këtij vendi.

Muaji i 20-të i sulmeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit ka përfunduar. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite vazhdojnë të bombardojnë zonat e banuara nga civilët në Jemen ndërkohë që edhe mercenarët sauditë kanë sulmuar rajonet Magina, Kabita dhe provincën Lahaxh në jug të Jemenit. Gjatë bombardimeve të avionëve sauditë, është qëlluar baza Same në qytetin Dhamar në qendër të Jemenit. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit në kundërpërgjigje të krimeve të sauditëve, kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë saudite në pikën kufitare Alab dhe rajonin Shabaka të provincës Asir në Arabinë Saudite. Ndërkohë Amerika thekson në zgjidhjen diplomatike të krizës në Jemenin. Zgjidhja e kërkuar nga Amerika për Jemenin është kthimi i presidentit Abdarabuh Mansur Hadi në pushtet, çarmatosjen e lëvizjes Ansarullah dhe tërheqjen e kësaj lëvizjeje nga zonat e kontrolluara sipas marrëveshjes së vitit 2014. Pra me fjalë të tjera kjo zgjidhje është pikërisht ajo zgjidhje që garanton interesat e Uashingtonit dhe Riadit. Mirëpo lind pyetja se përse John Kerry për zgjidhjen e krizës së Jemenit ka shkuar në Oman. Omani është anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, mirëpo ky vend nuk ka pranuar të futet në koalicion me Arabinë Saudite për të luftuar kundër Jemenit. Kuvajti që në prill deri në gusht ka pritur grupet jemenase, merr pjesë në operacionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit. Në këtë mënyrë nëse Omani bëhet vendi organizator i bisedimeve mes grupeve jemenase, atëherë ekziston mundësia që këto bisedime të jenë konstruktive. Lëvizja Ansarullah dhe Kongresi Popullor i Jemenit kanë lidhje të mira me Omanin, vend që ka luajtur rol pozitiv në progresin e bisedimeve mes palëve në Jemen. Si rezultat John Kerry viziton Omanin për të shfrytëzuar influencën e këtij vendi në procesin e negociatave. Mirëpo një tjetër pyetje është se përse pikërisht tani John Kerry po mundohet të gjejë një zgjidhje për krizën në Jemen.  Përgjigjja është se qeveria e Barack Obamës e cila po kalon ditët e fundit të saj, nuk ka pasur një veprimtari të suksesshme në lindje e Mesme. Lufta në Siri Vazhdon dhe qëllimet e Amerikës si rrëzimi i Bashar Asad nga pushteti jo vetëm që janë realizuar por qeveria siriane është bërë edhe më e fuqishme. Edhe pse Amerika pretendon se lufton terrorizmin në Irak, mirëpo është qeveria irakiane ajo që ka korrur suksese në këtë luftë. Pra në ditët  e fundit të qeverisë Obama, kjo qeveri mundohet të luajë rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës së Jemenit, edhe pse nuk dihet se do të ketë apo jo sukses në këtë çështje.

 


 

Tags