Avancimet e ushtrisë irakiane në qytetin Mosul
Në vazhdën e operacionit për pastrimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS, forcat irakiane në të katër anët e qytetit janë duke avancuar për në qendër të Mosulit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, forcat irakiane kanë ndërmarrë operacione të reja për çlirimin e lagjeve të Mosulit. Lagjja Zahra në verilindje të Mosulit është zona më e re të cilën ushtria irakiane e ka çliruar nga prania e terroristëve të ISIS. Gjithashtu sot forcat e ushtrisë dhe policisë irakiane kanë arritur të çlirojnë qytezën Abu Sejf në jug të Mosulit. Ahmed Sadi zëdhënës i forcave popullore të Irakut ka thënë se forcat popullore kanë arritur të çlirojnë aeroportin Telfar dhe disa zona të tjera si fshati Marisha, Mabedhali dhe Tel Suan. Në operacionet për çlirimin e Mosulit, forcat irakiane kanë zbuluar shumë depo me armatime dhe kanë shkatërruar të paktën 5 autobomba të vendosura nga ISIS. Faza e parë dhe e dytë e operacionit të forcave irakiane për çlirimin e qytetit Mosul janë zbatuar me sukses dhe tashmë ka nisur faza e tretë.