Protesta në Gaza
Palestinezët banues në rripin e Gazës kanë organizuar protesta kundër krimeve të regjimit sionist.
Me rastin e përgjigjes që lëvizja Hamas i ka dhënë regjimit sionist në nëntor të vitit 2014 në luftën 50 ditore të Izraelit kundër Gazës, palestinezët në këtë rajon janë ngritur në protesta për të dënuar krimet që regjimi sionist kryen ndaj palestinezëve. Jahuda Faks, komandanti i brigadës për Gazën në ushtrinë e regjimit sionist ka pohuar gatishmërinë e rezistencës islamike palestineze Hamas për tu përballur më çdo lloj veprimi që mund të ndërmarrë Izraeli dhe ka thënë se Hamasi ka rindërtuar tunelet e tij dhe është i gatshëm për një tjetër luftë me Izraelin. Nga ana e saj edhe rezistenca islamike palestineze ka deklaruar se është e gatshme që t’i përgjigjet në çdo kohë veprimeve aventureske të regjimit sionist.