Netanjahu refuzon ftesën e Trump për vizitë në Shtëpinë e Bardhë
Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka refuzuar ftesën e Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se kanali informativ I 24 të mërkurën bëri të ditur se Beniamin Netanjahu këtë vendim e ka marrë për të shmangur turpërimin e Barak Obamas, presidentit aktual të Amerikës. Netanjahu pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, në një kontakt telefonik i ka uruar fitoren Donald Trump ndërsa ky i fundit ka ftuar Netanjahun për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë në rastin e parë të mundshëm. Vlen të theksohet se Netanjahu edhe në muajin mars të këtij viti kishte refuzuar ftesën për takim me Barak Obama. Burimet informative pohojnë se shkaku i këtij qëndrimi të Netanjahut ishin mosmarrëveshjet e ndryshme me Obaman, sidomos në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.