Netanjahu refuzon ftesën e Trump për vizitë në Shtëpinë e Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35446-netanjahu_refuzon_ftesën_e_trump_për_vizitë_në_shtëpinë_e_bardhë
​​​​​​​Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka  refuzuar ftesën e Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 17, 2016 03:49 Europe/Tirane
  • Netanjahu refuzon ftesën e Trump për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

​​​​​​​Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka  refuzuar ftesën e Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se kanali informativ I 24 të mërkurën bëri të ditur se Beniamin Netanjahu këtë vendim e ka marrë për të shmangur turpërimin e Barak Obamas, presidentit aktual të Amerikës. Netanjahu pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, në një kontakt telefonik i ka uruar fitoren Donald Trump ndërsa ky i fundit ka ftuar Netanjahun për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë në rastin e parë të mundshëm. Vlen të theksohet se Netanjahu edhe në muajin mars të këtij viti kishte refuzuar ftesën për takim me Barak Obama. Burimet informative pohojnë se shkaku i këtij qëndrimi të Netanjahut ishin mosmarrëveshjet e ndryshme me Obaman, sidomos në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.