Protesta e popullit bahrejnas në përkrahje të të burgosurve politikë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i35800-protesta_e_popullit_bahrejnas_në_përkrahje_të_të_burgosurve_politikë
Populli bahrejnas në rajone të ndryshme të Bahrejnit ka mbajtur protesta për të treguar solidaritet me të burgosurit politikë si dhe ka kërkuar dhënien fund të dhunës dhe shtypjes ndaj qytetarëve bahrejnas nga ana e regjimit Al Khalifa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2016 11:40 Europe/Tirane
  • Protesta e popullit bahrejnas në përkrahje të të burgosurve politikë

Populli bahrejnas në rajone të ndryshme të Bahrejnit ka mbajtur protesta për të treguar solidaritet me të burgosurit politikë si dhe ka kërkuar dhënien fund të dhunës dhe shtypjes ndaj qytetarëve bahrejnas nga ana e regjimit Al Khalifa.

Qindra qytetarë bahrejnas të enjten pasdite kanë organizuar protesta në rajonin Daraz në afërsi të shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi dhe kanë paralajmëruar regjimin Al Khalifa për shkak të vazhdimit të rrethimit të shtëpisë së këtij kleriku. Qytetarët bahrejnas edhe në rajone të tjera të këtij vendi kanë organizuar protesta të ngjashme në të cilat kanë hedhur slogane kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj të burgosurve politikë në këtë vend. Po ashtu, regjimi Al Khalifa vazhdon politikën shtypëse të tij duke hequr nënshtetësinë e opozitarëve politikë.