Vazhdon avancimi i forcave irakiane në Mosul
Nëntor 21, 2016 16:56 Europe/Tirane
Forcat irakiane kanë vazhduar avancimin në boshtet jugore dhe perëndimore të Mosulit, duke forcuar pozitat e tyre në këto rajone.
Forcat popullore irakiane po mbajnë të rrethuara forcat e ISIS në qytetin Tel Afar dhe kanë kërkuar pajisje ushtarake nga ushtria irakiane. Ahmed Al Asadi, zëdhënësi i forcave popullore të Irakut, deklaroi se guximi, trimëria dhe sakrifica e forcave popullore të Irakut në betejenë për çlirimin e Mosulit, e kanë gjunjëzuar grupin terrorist ISIS. Al Asadi shtoi se qyteti Tel Afar ndodhet në prag të çlirimit dhe forcat popullore irakiane do të vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm deri në çlirimin e plotë të të gjithë territorit të Irakut.
Tags