Rusia kundërshton qëndrimet jokonstruktive të SHBA në Siri
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se qëndrimet e funksionarëve amerikanë tregojnë se qeveria amerikane dëshiron që përpjekjet e Rusisë në luftën kundër terrorizmit në Siri të mos kenë rezultat.
Igor Konashenkov tha se politikat anti-ruse të qeverisë amerikane synojnë të mbulojnë dështimin e përpjekjeve sipërfaqësore të Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër terrorizmit. Ky zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë tha se sukseset e Rusisë në luftën kundër terroristëve janë të pakrahasueshme në krahasim me bilancin e dobët të Amerikës dhe të aleatëve të saj. Më parë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Mark Tuner, pretendoi se veprimet e Rusisë në Siri kanë qenë pa rezultat.