Çlirohet lagja më e madhe në lindje të Alepos
Forcat ushtarake siriane kanë rimarrë në duar kontrollin e zonës së dytë më të madhe në Alepon lindore, pjesë e qytetit thuajse e braktisur nga banorët për shkak të luftimeve të ashpra.
Xhabal Badro tashmë është në duart e forcave të ushtrisë siriane , një ditë pasi ata morën edhe zonën e Hananos. Ushtria siriane ka ndihmuar po ashtu 1,500 persona të largohen, ndërsa agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se 900 civilë - duke përfshirë 119 fëmijë – janë larguar nga Xhabal Badro përpara se trupat të mësynin në zonë. Rreth 275 mijë njerëz besohet se kanë mbetur në Alepon lindore, ku ushqimi dhe furnizimet mjekësore mungojnë. Ofensiva e ushtrisë siriane për të rimarrë Alepon është në ditën e saj të 14-të.