Çlirohet lagja më e madhe në lindje të Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36610-Çlirohet_lagja_më_e_madhe_në_lindje_të_alepos
Forcat ushtarake siriane kanë rimarrë në duar kontrollin e zonës së dytë më të madhe në Alepon lindore, pjesë e qytetit thuajse e braktisur nga banorët për shkak të luftimeve të ashpra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 27, 2016 19:59 Europe/Tirane
  • Çlirohet lagja më e madhe në lindje të Alepos

Forcat ushtarake siriane kanë rimarrë në duar kontrollin e zonës së dytë më të madhe në Alepon lindore, pjesë e qytetit thuajse e braktisur nga banorët për shkak të luftimeve të ashpra.

Xhabal Badro tashmë është në duart e forcave të ushtrisë siriane , një ditë pasi ata morën edhe zonën e Hananos.  Ushtria siriane ka ndihmuar  po ashtu 1,500 persona të largohen, ndërsa agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se 900 civilë - duke përfshirë 119 fëmijë – janë larguar nga Xhabal Badro përpara se trupat të mësynin në zonë. Rreth  275 mijë njerëz besohet se kanë mbetur në Alepon lindore, ku ushqimi dhe furnizimet mjekësore mungojnë. Ofensiva e ushtrisë siriane për të rimarrë Alepon është në ditën e saj të 14-të.