Krerët arabë të shqetësuar nga falimentimi ekonomik
(last modified Mon, 28 Nov 2016 06:54:40 GMT )
Nëntor 28, 2016 07:54 Europe/Tirane
  • Krerët arabë të shqetësuar nga falimentimi ekonomik

Vendet arabe janë të shqetësuar nga humbja e qindra miliarda dollarëve nga çmimi i ulët i naftës.

Autoritete të bankave arabe janë shprehur të shqetësuar nga ndikimi i uljes së çmimit të naftës në ekonomitë e vendeve anëtare të këshillit të bashkëpunimit të gjirit Persik. Për shkak të uljes së çmimit të naftës, vendet arabe të këtij këshilli deri tani kanë humbur rreth 360 miliard dollarë të ardhura. Vendet arabe kanë pësuar humbje të rënda nga rënia e çmimit të naftës. Zyrtarët e Unionit të bankave të vendeve arabe, duke shprehur shqetësimin në lidhje me ndikimin e rënies së çmimit ët naftës në ekonominë e vendeve anëtare të Këshillit për bashkëpunimit të Gjirit Persik, kanë njoftuar se rënia e çmimit të naftës ka shkaktuar dëme të paktën 360 miliardë dollarë për këto vende. Mohamed Al Xharah, kryetar i unionit të bankave të vendeve arabe ka thënë: Kushtet e papërshtatshme kanë ndikuar në tregjet e botërore të naftës dhe vendet arabe kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga rënia e çmimit të naftës. Organizata ndërkombëtare e energjisë parashikoi se çmimi i naftës nuk do të rritet. Kjo organizatë deklaroi se nuk ekziston mundësia që çmimi i naftës të rritet mbi nivelin aktual para fillimit të vitit 2017. AIE në një raport të saj theksoi se edhe pas vitit 2017 për shkak të rezervave të shumta të naftës në treg, çmimi i naftës nuk do të ketë ndonjë rritje të madhe. Sipas kësaj organizate vetëm ndonjë zhvillim i rëndësishëm gjeopolitik mund të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës. Në prill të vitit 2014 çmimi i naftës ishte mbi 100 dollarë për fuçi ndërsa tani është rreth 50 dollarë për fuçi. Kohët e fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar se Arabia Saudite përballet me një deficit buxhetor prej 13 %. Gjithashtu FMN paralajmëroi se masat e kursimit të ndërmarra nga qeveria saudite si marrja e tatimeve për transaksionet financiare të shtetasve të huaj do të kenë ndikime negative dhe do të bëhen shkak për largimin e të huajve nga vendet arabe të Gjirit Persik. Aktualisht, shtetasit e huaj në vendet arabe dërgojnë çdo vit 84 miliardë $ në vendet e tyre dhe taksa 5 % mbi transaksionet e parave kanë shkaktuar pakënaqësinë e shtetasve të huaj. Problemet financiare nga njëra anë dhe nevoja akute për punëtorë të huaj, janë faktorë që rëndojnë krizën ekonomike dhe financiare të vendeve arabe të Gjirit Persik.  Pas publikimit të këshillave nga ana e mediave saudite në lidhje me masat e kursimit ekonomik me qëllim justifikimin e këtij veprimi, përdoruesit saudit të rrjeteve sociale kanë shtruar një pyetje, duke thënë se pse këto masa të kursimit ekonomik vlejnë vetëm për popullin. Ekspertët ekonomikë thonë se 20 raste janë shkaktarë pse sauditët duhet të ndjekin epokën e kursimit ekonomik. Në mesin e këtyre rasteve është edhe ceremonia e dasmave dhe angazhimet dhe praktikat tjera zakonore në vend. Ekspertët po ashtu i rekomandojnë qytetarëve sauditë të mos pinë kafe, sepse kafja kushton shtrenjtë. Por përdoruesit e rrjeteve sociale në Arabinë Saudite kanë pyetur se, pse këto masa të shtrëngimit ekonomik vlejnë vetëm për popullin e jo për udhëheqësit e lartë të vendit dhe pushtetarët. Nëse çmimi i naftës që ka shkaktuar uljen e të ardhurave të vendeve arabe të gjirit Persik, vazhdon të qëndrojë në kuotën e nën 50 dollarëve, atëherë krerët arabe do të përballen seriozisht me rrezikun e falimentimit të ekonomive të tyre.

Tags