Shkatërrohet një grup terrorist i lidhur me ISIS në Bagdad
Forcat e inteligjencës ushtarake të Irakut kanë arritur të shkatërrojnë një grup terrorist të lidhur me ISIS që synonte të kryente sulme terroriste në kryeqytetin e këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Irakut të mërkurën ka deklaruar se ky grup terrorist ishte i përbërë nga disa persona të cilëve u janë zbuluar dhe konfiskuar pako shpërthyese, bomba ngjitëse, rrip eksploziv, granata dore, armë të lehta dhe disa telefon celularë të cilët shfrytëzohen për shpërthimin e mjete eksplozive nga distanca. Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka thënë se ky grup terrorist ishte i lidhur me grupin takfirist ISIS dhe synonte të vriste civilët e pafajshëm irakianë në tregje dhe në qendra tregtare në disa zona të Bagdadit. Pjesëtarët e këtij grupi terrorist gjithashtu synonin të kryenin sulme kundër forcave të sigurisë dhe ushtrisë së Irakut në Bagdad. Njëkohësisht me disfatat e vazhdueshme të grupit terrorist ISIS në rajone të ndryshme të Irakut, terroristët e ISIS kanë vendosur prioritet kryerjen e sulmeve kundër civilëve në rajone të ndryshme të këtij vendi.