Lindja e Mesme në javën që kaloi….83
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.
Javën e kaluar, ministri i luftës i regjimit sionist ka theksuar se ekziston plani për zgjerimin e kolonive të reja sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Avdigor Liberman, ministër i luftës i regjimit sionist, të dielën duke akuzuar palestinezët për shkaktimin e zjarrit përreth qytetit të pushtuar të Kodsit dhe Haifas, ka thënë se Izraeli si reagim do të zgjerojë planet e ndërtimit në territoret e pushtuara palestineze. Liberman ka deklaruar se 17 raste nga totali i 110 rasteve të zjarrit, kanë qenë të qëllimshme. Qëllimi i regjimit sionist për zgjerimin e vendbanimeve në Kodsin e pushtuar është izolimi i Kodsit lindor nga zonat përreth, rritja e numrit të kolonëve sionist në këtë rajon dhe konfiskimi i tokave palestineze. Gilad Erdan, ministër i brendshëm i regjimit sionist në një intervistë televizive ka akuzuar palestinezët për pasje dorë në zjarret e fundit që kanë kapluar territoret e pushtuara si dhe ka njoftuar se janë arrestuar 23 palestinezë. Zjarret kanë shkaktuar humbje të mëdha për Izraelin. Nga an atjetër, ushtarakët e regjimit sionist kanë qëlluar me plumb dhe kanë një të ri palestinez në një postbllok në afërsi të Kodsit të pushtuar. Ushtarakët e regjimit sionist me pretekst të përpjekjeve të këtij të riu palestinez për kryerjen e operacioneve rezistuese dhe për të sulmuar ushtarët sionist me armë të ftohtë, kanë qëlluar me plumb këtë të ri palestinez. Ky i ri palestinez është martirizuar nga plagët e rënda dhe për shkak se forcat sioniste nuk kanë lejuar ekipet e shpëtimit ta ndihmojnë atë. Me martirizimin e këtij të riu, numri i martirëve palestinezë të Intifadës së Kodsit ka shkuar në 265 persona.
Javën e kaluar, si pasojë e sulmeve me raketa të terroristëve kundër civilëve në Siri, kanë humbur jetën dhe janë plagosur dhjetëra persona. Në sulmin me raketa nga grupi i ashtuquajtur Xhejshul Eslam në rajonet lindore të Damaskut, kryeqytet i Sirisë, 7 civilë sirianë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Sipas disa burimeve mediatike nga Siria, me dështimin e grupeve terroriste në betejat e luftës e posaçërisht në rajonin Alepo, terroristët kanë marrë urdhër për sulme kundër civilëve si pjesë e strategjisë së tyre. Nga ana tjetër, Forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e fitoreve të tyre kundër terroristëve, ka çliruar disa rajone në veri të Kunejtras në jug të Sirisë nga pushtimi i terroristëve. Njësitet e ushtrisë dhe të forcave të armatosura të Sirisë gjatë një operacioni kundër terroristëve në lartësitë e rajonit Nakar në veri të provincës Kunejtra, ka arritur ta çlirojë këtë rajon nga pushtimi i terroristëve dhe ka vendosur kontrollin e saj në këtë rajon. Komiteti i Gjysmë Hënës së kuqe të Sirisë njoftoi se 51 kamionë me ndihma humanitare janë futur në Siri nga zonat perëndimore të Sirisë. Ndihmat janë dërguar nga OKB dhe nga Komiteti i Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe kryesisht përfshijnë ushqime, medikamente, pajisje mjekësore dhe libra për shkolla. Ndihmat janë dërguar për 120 mijë banorë të rajonit Rasten në provincën Homs. Ky qytet mbahet i pushtuar nga terroristët që prej vitit 2012. Më shumë se 4 milion sirianë që jetojnë në zonat e rrethuara nga terroristët nuk kanë kushtet më elementare për jetesë. Ndëkraq, Igor Konashenkov zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë ka kritikuar OKB për shkak të armëpushimit në Siri pasi kjo organizatë nuk ka arritur të zbatojë angazhimet e saj kundrejt personave të dëmtuar nga lufta. Ai tha se me gjithë armëpushimin në qytetin Alepo, terroristët kanë vazhduar sulmet e tyre, ndërkohë që OKB ka neglizhuar në dërgimin e ndihmave humanitare në kohën e armëpushimit. Ushtria e Turqisë ka deklaruar se avionët luftarakë të këtij vendi kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rrethinën e qytetit Alepo në veri të Sirisë. Ushtria e Turqisë me anë të një deklarate, ka theksuar se avionët luftarakë të këtij vendi në kuadër të operacioneve "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë, kanë sulmuar disa herë pozicionet e grupit terrorist ISIS në veri të Sirisë. Ushtria e Turqisë ka shtuar se gjatë këtyre operacioneve janë shkatërruar edhe disa pozicione të terroristëve të ISIS në rrethinën e Alepos. Mirëpo asnjë burim i pavarur informative akoma nuk ka konfirmuar sulmin e ushtrisë turke kundër pozicioneve të ISIS në Siri.
Javën e kaluar, regjimi Al Khalifa në vazhdën e politikave shtypëse e represive, arrestoi dhe burgosi sot Sejed Mohamed Hadi Al Garifi, një nga klerikët më të shquar të myslimanëve shiitë në Bahrejn. Al Garifi ishte arrestuar edhe më parë nga forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa, por ishte liruar gjatë muajit të kaluar. Ai u arrestua nën akuzën e pjesëmarrjes në tubimin në përkrahje të Sheikh Isa Kasem, liderit shpirtëror të myslimanëve shiitë të Bahrejnit. Qytetarët bahrejnas kanë vazhduar protestat e tyre kundër politikës shtypëse të regjimit Al Khalifa. Qindra qytetarë bahrejnas të enjten pasdite kanë organizuar protesta në rajonin Daraz në afërsi të shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi dhe kanë paralajmëruar regjimin Al Khalifa për shkak të vazhdimit të rrethimit të shtëpisë së këtij kleriku. Qytetarët bahrejnas edhe në rajone të tjera të këtij vendi kanë organizuar protesta të ngjashme në të cilat kanë hedhur slogane kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj të burgosurve politikë në këtë vend. Qytetarët bahrejnas kanë vazhduar protestat e tyre kundër politikës shtypëse të regjimit Al Khalifa. Qytetarët bahrejnas edhe në rajone të tjera të këtij vendi kanë organizuar protesta të ngjashme në të cilat kanë hedhur slogane kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj të burgosurve politikë në këtë vend. Nga ana tjetër, autoritetet e regjimit Al Khalifa kanë deklaruar se pronat e Organizatës Politike Islamike "Vefak" të Bahrejnit do t'i vendosin në një ankand publik.
Javën e kaluar, forcat popullore irakiane kanë marrë nën kontroll një rrugë kryesore që të çon në Mosul, kështu duke rrethuar qytetin e kontrolluar nga i ashtuquajturi ISIS. Forcat ushtarake Hashd al-Shaabi kanë deklaruar që kanë nën kontroll rrugët Tal Afar dhe Sinjar pas një bashkëpunimi me forcat kurde. Militantët e ISIS ende kanë nën kontroll pjesën e rrugës nga Tal Afar për në Mosul. Ndërsa është raportuar që përmes një sulmi ajror është goditur një urë në Mosul, dhe ushtarakët kanë avancuar me tutje në zonat lindore. Në këtë mënyrë nga tre ura që ndodheshin mbi lumin Dixhla ka mbetur vetëm njëra prej tyre. Shkatërrimi i urës kishte si qëllim pengimin e kalimit të terroristëve nga Mosuli drejt kufirit me Sirinë. Po ashtu, Forcat irakiane kanë vazhduar avancimin në boshtet jugore dhe perëndimore të Mosulit, duke forcuar pozitat e tyre në këto rajone. Forcat popullore irakiane po mbajnë të rrethuara forcat e ISIS në qytetin Tel Afar dhe kanë kërkuar pajisje ushtarake nga ushtria irakiane. Ahmed Al Asadi, zëdhënësi i forcave popullore të Irakut, deklaroi se guximi, trimëria dhe sakrifica e forcave popullore të Irakut në betejën për çlirimin e Mosulit, e kanë gjunjëzuar grupin terrorist ISIS. Al Asadi shtoi se qyteti Tel Afar ndodhet në prag të çlirimit dhe forcat popullore irakiane do të vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm deri në çlirimin e plotë të të gjithë territorit të Irakut. Një prej forcat të sigurimit në provincën Ninva të Irakut tha se forcat irakiane kanë rritur të posedojnë qendrën dhe bankën informative të ISIS. Në këtë qendër janë zbuluar dokumentacione, kompjuterë, dokumente identifikimi, dokumente bujqësore dhe tapi fushash bujqësore të cilat ISIS i ka konfiskuar apo dhënë me qera. Përveç kësaj në këtë qendër janë gjendur informacione të plotë mbi anëtarët e ISIS dhe dokumente që tregojnë tregtinë e ISIS me vendet e huaja. Dokumentacioni i mbledhur nga forcat irakiane në këtë qendër konsiderohet tepër i rëndësishëm. Ndërsa, Presidenti i Irakut deklaroi se në saje të guximit dhe sakrificave të forcave të armatosura të Irakut në luftën kundër ISIS, populli irakian i organizoi me më shumë madhështi sesa vitet e kaluara ceremoninë e Arbainit husejnian. Presidenti irakian z. Fuad Masum duke vlerësuar sakrificat e forcave të armatosura të Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS, theksoi: Bashkësia ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekje për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i terroristëve të ISIS, po vepron në kuadër të interesave të rajonit dhe të gjithë botës. Ai shtoi se gjatë ceremonisë madhështore të Arbainit husejnian ku morën pjesë mbi 20 milionë besimtarë, terroristët e ISIS bën përpjekje të shumta për të kryer sulme kundër pelegrinëve, por përpjekjet e tyre u neutralizuan nga forcat e sigurisë së Irakut.