Bahrejnasit vazhdojnë mbështetjen e tyre për sheik Isa Kasem
Dhjetor 03, 2016 03:39 Europe/Tirane
Për 166 ditë me radhë bahrejnasit edhe një herë janë ngritur në protesta kundër regjimit Al Khalifa dhe në mbështetje të sheik Isa Kasem.
Sipas një njoftimi të kanalit televiziv Perla, bahrejnasit janë ngritur në protesta kundër procesit gjyqësor të sheik Isa Kasem dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Ata kërkuan që sheik Isa Kasemit t’i rikthehet nënshtetësia bahrejnase dhe njëkohësisht kërkuan lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Vlen të theksohet se Bahrejni përballet me protesta popullore që prej vitit 2011.
Tags