Ministria irakiane e migracionit ka strehuar 85 mijë refugjatë irakianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37333-ministria_irakiane_e_migracionit_ka_strehuar_85_mijë_refugjatë_irakianë
Ministria irakiane e emigracionit njoftoi se deri tani ka strehuar mbi 85 mijë refugjatë irakianë që prej fillimit të operacionit për çlirimin e Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2016 17:00 Europe/Tirane
  • Ministria irakiane e migracionit ka strehuar 85 mijë refugjatë irakianë

Ministria irakiane e emigracionit njoftoi se deri tani ka strehuar mbi 85 mijë refugjatë irakianë që prej fillimit të operacionit për çlirimin e Mosulit.

Kjo ministri njoftoi se aktualisht posedon tenda për strehimin e mbi 120  mijë refugjatëve dhe përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë personave të shpërngulur nga Mosuli, po koordinohen me agjencitë e OKB dhe me organizatat bamirëse. Ministria e migracionit e Irakut bëri të ditur se krimet e kryera nga terroristët e ISIS në Mosul kundër popullsisë civile dhe përdorimi i civilëve si mburojë humane, ka shkaktuar tmerr dhe panik tek banorët e këtij qyteti, të cilët po përpiqen të largohen me çdo mjet nga Mosuli.