Ekonomist: Arabia Saudite është tërhequr përballë Iranit
Gazeta angleze "Economist" ka shkruar se Arabia Saudite gjatë një viti e gjysmë ka përjetuar një humbje të madhe përballë Iranit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gazeta angleze "Economist" në një artikull të saj ka shkruar se planet e Arabisë Saudite pas një viti "Politikë të Guximshme" në rajonin e Lindjes së Mesme duke përfshirë Sirinë dhe Irakun e deri te Jemeni e Libani, kanë dështuar njëri pas tjetrit dhe Riadi ka pësuar humbje të madhe përball Iranit edhe në çështjen e naftës. Gazeta "Economist" vuri në dukje politikën e Muhamed bin Selman, zv/trashëgimtarit të fronti mbretëror të Arabisë Saudite, në Siri dhe Liban dhe ka shkruar se ai në mënyrë të hapur ka përkrahur kryengritësit e armatosur në Siri dhe në përballje me çështjen e naftës dhe Iranin, gjithashtu ka kundërshtuar vazhdimisht kërkesat e OPEC për reduktimin e prodhimit me qëllim ngritjen e çmimit të naftës, mirëpo në fund u detyrua ta pranojë reduktimin më të madh të prodhimit të naftës. Muhamed bin Selman në Irak gjithashtu synonte të realizojë një plan për të ushtruar ndikim mbi politikat e Qeverisë së këtij vendi. Prandaj për herë të parë pas 25 viteve, ka caktuar ambasadorin e Arabisë Saudite në Bagdad, mirëpo për shkak të kritikave të politikanëve irakianë, ai u detyrua të tërheqë këtë ambasador nga Bagdadi.
Sipas këtij burimi, çështja e dështimit dhe e tërheqjes së Arabisë Saudite nuk kufizohet vetëm në përballjen e drejtpërdrejtë ushtarake dhe politike, por ky dështim ka qenë edhe në të që autoritetet e Riadit e quajnë "forca e butë e tyre" në rajonin e Lindjes së Mesme.