Çlirohen dy lagje në Mosul
Komandanti operativ i provincës Ninva njoftoi se forcat e ushtrisë irakiane kanë çliruar sot dy lagje në periferinë lindore të Mosulit, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë të ISIS, ndërsa qindra të tjerë janë tërhequr në brendësi të Mosulit.
Gjeneral Abulamir Jarollah deklaroi se forcat irakiane kanë çliruar plotësisht lagjet Al Kadisa Al Ouli dhe Al Morur në pjesën lindore të Mosulit dhe i kanë konsoliduar pozicionet e tyre në këto rajone. Ndërkohë, gjeneral Abdulgani Al Asadi, komandant i forcave anti-terroizëm të Irakut, deklaroi se faza e parë e operacionit për çlirimin e Mosulit ka tronditur dhe ka çorganizuar forcat e grupit terrorist ISIS, ndërsa së shpejti do të fillojë faza e dytë e këtij operacioni, ku qëllimi kryesor është mbërritja e forcave irakiane në brigjet e lumit Tigër.