Irani mirëpret votëbesimin ndaj qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen
Ministria e jashtme e Iranit ka mirëpritur votëbesimin që parlamenti i Jemenit i ka dhënë qeverisë së shpëtimit kombëtar në këtë vend.
Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dje në darkë mirëpriti votimin dhe votën pro që deputetët i kanë dhënë qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen dhe shpresoi se qeveria dhe deputetët e parlamentit jemenas do të bashkëpunojnë për të ulur pasojat e luftës dhe për tu ardhur në ndihmë njerëzve me qëllim vendosjen e paqes, stabilitetit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeje me mjete paqësore. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shprehu keqardhjen nga sabotimet e bëra nga përfaqësuesit e qeverisë së dorëhequr të Jemenit në bisedimet dhe dialogun mes palëve jemenase dhe me këtë rast shpresoi rinisjen e dialogut për ndërprerjen e sulmeve ushtarake dhe për dërgimin sa më të shpejtë të ndihmave humanitare në Jemen. Me votëbesimin e parlamentit, Abdul’aziz Bin Xhabatur do të marrë në dorë kryesimin dhe drejtimin e Jemenit.