Irani mirëpret votëbesimin ndaj qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38146-irani_mirëpret_votëbesimin_ndaj_qeverisë_së_shpëtimit_kombëtar_në_jemen
Ministria e jashtme e Iranit ka mirëpritur votëbesimin që parlamenti i Jemenit i ka dhënë qeverisë së shpëtimit kombëtar në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 02:25 Europe/Tirane
  • Irani mirëpret votëbesimin ndaj qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen

Ministria e jashtme e Iranit ka mirëpritur votëbesimin që parlamenti i Jemenit i ka dhënë qeverisë së shpëtimit kombëtar në këtë vend.

Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dje në darkë mirëpriti votimin dhe votën pro që deputetët i kanë dhënë qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen dhe shpresoi se qeveria dhe deputetët e parlamentit jemenas do të bashkëpunojnë për të ulur pasojat e luftës dhe për tu ardhur në ndihmë njerëzve me qëllim vendosjen e paqes, stabilitetit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeje me mjete paqësore. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shprehu keqardhjen nga sabotimet e bëra nga përfaqësuesit e qeverisë së dorëhequr të Jemenit në bisedimet dhe dialogun mes palëve jemenase dhe me këtë rast shpresoi rinisjen e dialogut për ndërprerjen e sulmeve ushtarake dhe për dërgimin sa më të shpejtë të ndihmave humanitare në Jemen. Me votëbesimin e parlamentit, Abdul’aziz Bin Xhabatur do të marrë në dorë kryesimin dhe drejtimin e Jemenit.