Lindja e Mesme në javën që kaloi…84
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.
Javën e kaluar, një Gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar 15 persona me vdekje për spiunazh për Iranin. Këta 15 persona bëjnë pjesë në mesin e 32 personave të tjerë, 30 sauditë, një iranian dhe një afgan, të cilët ishin arrestuar në vitin 2013 për spiunazh të pretenduar për Iranin. Të dyshuarit janë akuzuar kinse për formimin e një celule në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës iraniane me qëllim të kalimit të informacioneve sekrete saudite në Teheran. Ende nuk ka informacione rreth gjykimit për 17 të pandehurve tjerë. Verdikti i javës së kaluar i Gjykatës së Arabisë Saudite është ende subjekt i apelimit. Kohët e fundit regjimi Al Saud ka dënuar me vdekje shumë shiitë që jetojnë në lindje të kë Arabisë Saudite, nën akuzën e bashkëpunimit me Iranin.
Javën e kaluar, ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Sirisë kanë çliruar rajonin Shejkh Sa'id në juglindje të Alepos në veri të këtij vendi nga pushtimi i terroristëve. Ushtria siriane me mbështetjen e forcave të rezistencës popullore, gjatë një operacioni ka sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin e rrethuar Shejkh Sa'id dhe ka vrarë me dhjetëra terroristë. Me dhjetëra terroristë të tjerë kanë lënë armët dhe municionin e tyre dhe kanë ikur në lagjet e tjera të këtij qyteti që akoma kontrollohen nga terroristët. Çlirimi i rajonit Shejkh Sa'id konsiderohet disfata më e madhe për grupet e armatosura terroriste që nga viti 2012 kur me mbështetjen e Turqisë kanë pushtuar disa lagje në pjesën lindore të Alepos. Në lidhje me këtë, Rami Abdurrahman, drejtori i observatorit për të drejtat e njeriut në Siri, deklaroi se marrja e kontrollit në pjesën veriore dhe lindore nga forcat e qeverisë së Sirisë, konsiderohet deklarim i kapitullimit të terroristëve. Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu kanë çliruar tërësisht rrugën Kastilo për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo. Njëkohësisht me avancimin e forcave të ushtrisë siriane në Alepo, grupi terrorist Fat’hul Sham kërkoi të largohet nga zonat lindore të Alepos. Ky grup terrorist ka kërkuar nga forcat e ushtrisë siriane të tërhiqen nga rruga Kastilo në pjesën veriore të Alepos, me qëllim që pjesëtarët e këtij grupi terrorist të largohen drejt kufirit me Turqinë. Ndërkohë, njësitë e ushtrisë siriane vazhdojnë spastrimin e rajoneve lindore të Alepos nga prania e terroristëve të armatosur dhe aktualisht kontrollojnë mbi 80 % të territorit të Alepos. Deri tani një numër i madh i terroristëve u janë dorëzuar forcave të ushtrisë siriane, të cilat sot kanë çliruar disa lagje të tjera në lindje të Alepos. Ndërkohë, zëdhënësi i OKB ka njoftuar Qeveria e Sirisë ka pranuar që ekspertet e një komiteti ndërkombëtar të hyjnë në Damask dhe Alepo. Stephane Dujarric, zëdhënësi i OKB të vuri në dukje sulmin kundër kontingjentit humanitar në muajin shtator dhe deklaroi se Qeveria e Sirisë ka pranuar të hyjë anëtarët e komitetit hetimor në Damask dhe Alepo për të hetuar sulmin kundër kontingjentit të ndihmave humanitare në rajonin Urum El-Kubra dhe për tu takuar me funksionarët e pushtetit lokal. Disa prej anëtarëve të këtij komiteti hetimor për tu takuar me funksionarët qeveritarë të Sirisë, do të shkojnë në zonat përkatëse dhe parashikohet që deri në fund të këtij muaji do ta paraqesin raportin e tyre. Vlen të theksohet se sulmi i kryer kundër një kontingjentit të ndihmave humanitare të OKB dhe të Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë më 19 shtator në jug të Alepos në veri të Sirisë dhe ka shkaktuar vrasjen e të paktën 18 personave.
Javën e kaluar, Organizata e Inteligjencës së Irakut ka deklaruar se gjatë krimeve më të fundit të grupit terrorist ISIS në qytetin Mosul, janë vrarë edhe disa civilë të tjerë irakianë. Organizata e Inteligjencës Irakiane ka thënë se grupi terrorist terroristët e grupit ISIS për ta mbyllur një rrugë kryesore në qytetin Mosul, kanë shpërthyer një cisternë të mbushur me eksplozive ku si pasojë e këtij shpërthimi janë vrarë të paktën 22 civilë irakianë. Nga ana tjetër, avionët luftarakë të Iranit kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në provincën ISIS dhe kanë vrarë 11 komandantë të këtij grupi terrorist. Kanali televiziv Al-Irakija bëri të ditur se zyra informative e Shtabit Luftarak të Irakut me anë të një deklarate ka thënë se avionët luftarakë F-16 të Irakut gjatë këtyre operacioneve kanë vrarë 11 komandantë të ISIS dhe 18 terroristë të tjerë të këtij grupi terrorist. Avionët luftarakë irakianë gjatë një operacioni tjetër kanë shkatërruar një bazë të terroristëve në perëndim të Mosulit. Në këto operacione janë vrarë edhe shtatë ekspertë ushtarak nga vendet e tjera të cilët kishin pajisur me bomba disa dronë të terroristëve. Ndërkaq, nga një shpërthim terrorist gjatë javës së kaluar në lindje të qytetit Mosul në Irak me dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur. Një autobombë ka shpërthyer në rajonin e sapoçliruar Bekr në lindje të Mosulit ku për pasojë 21 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur. Grupi terrorist ISIS për të rikuperuar humbjet dhe disfatat e tij të shumta përballë forcave irakiane, vazhdimisht kryen sulme me autobomba. Ndërkohë forcat popullore të Irakut Hashd Shaabi kanë arritur të çlirojnë rajonin Tel Abate në jugperëndim të Mosulit, nga prania e terroristeve të ISIS. Forcat anti-terrorizëm të Irakut nga ana tjetër kanë çliruar lagjen Hi Berid në verilindje të Mosulit. Vlen të theksohet se urdhërim për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS është dhënë nga kryeministri irakian Hejdar Ebadi më 17 tetor të këtij viti. Nga ana tjetër, ushtria e Amerikës ka pohuar se koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS i drejtuar nga Uashingtoni, që nga 31 marsi deri më 22 tetor të këtij viti, ka vrarë të paktën 54 civilë në Irak dhe Siri. Sipas deklaratës së ushtrisë së Amerikës, në muajin qershor në një sulm të kryer afër qytetit Manbaxh në veri të Sirisë, janë vrarë 24 civilë sirianë. Sipas raportit të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të drejtuar nga Amerika, gjatë dy viteve të kaluara nga sulmet e këtij koalicioni janë vrarë mbi 170 civilë. Ndërkohë burimet jo zyrtare tregojnë se numri i viktimave të civilëve gjatë sulmeve amerikane në Irak dhe Siri është shumë më i madh se ai që paraqesin statistikat zyrtare të publikuara nga ky koalicion. Amerika dhe vendet anëtare të këtij koalicioni deri më tani nuk kanë shënuar ndonjë rezultat të rëndësishëm në luftën kundër terroristëve të ISIS. Ky koalicion pa lejen e qeverisë së Bagdadit dhe të Damaskut dhe pa miratimin e KS të OKB ka filluar sulmet e tij në Siri dhe Irak.
Javën e kaluar, lideri i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen, në një mesazh të tij me rastin e ditës së pavarësisë së këtij vendi, pasi ka uruar popullin jemenas për këtë ditë, i ka ftuar jemenasit të manifestojnë në mbështetje të qeverisë së shpëtimit kombëtar. Populli jemenas sot më shumë se kurdoherë tjetër ka nevojë për ruajtjen e unitetit përballë agresorëve, ka thënë në fjalën e tij Abdul’malek Badredin Houthi, lideri i lëvizjes Ansarullah në Jemen. Vlen të theksohet se këshilli i lartë politik i Jemenit në një takim të jashtëzakonshëm të tij në Sana, ku i pranishëm ishte edhe Saleh Samad kryetar i këtij këshilli dhe Kasem Labuza zëvendësi i tij së bashku me Abdul’aziz Bin Habtur kryeministër i qeverisë së shpëtimit kombëtar, ka zgjedhur anëtarët përbërës të kabinetit qeveritar. Qëllimi i këtij takimi, që u krye në kushte tepër të vështira është përmirësimi i gjendjes dhe situatës në vend, përballja me armikun nga aspekti ekonomik, ushtarak dhe politik. Këshilli i lartë politik i Jemenit në këtë takim ka theksuar se rezistenca kundër Arabisë Saudite do të vazhdojë nëse kjo e fundit insiston në vazhdimin e agresionin kundër Jemenit. Në takim është prezantuar lista me emrat e 42 personave për postet ministrore dhe të kabinetit qeveritar të cilët janë prezantuar nga lëvizja Ansarullah dhe aleatët e saj dhe nga lëvizja Kongresi Popullor dhe aleatët e saj. Lëvizja popullore Ansarullah në Jemen deklaroi se Arabia Saudite me sulmet e saj kundër Jemenit nuk do të arrijë të realizojë qëllimet e saj. Muahmed Absul’selam zëdhënësi i kësaj lëvizjeje tha se lufta i ka imponuar Arabisë Saudite trysni të shumta dhe në rast se ajo vazhdon agresionin kundër Jemenit, kufijtë nuk do t’i ketë të sigurt. Ai shtoi se marrëveshja e Maskatit vazhdon të jetë aktive por me kushtin që palët të respektojnë seriozisht angazhimet dhe të heqin bllokadën kundër Jemenit, pasi deri në atë kohë kur bllokada të jetë vendosur, pala jemenase nuk do të krijojë komitetin e armëpushimit. Jemenasit nuk janë të kënaqur nga veprimtaria e Ismail Ould Sheik Ahmed i cili duhet të jetë asnjanës në punën e tij.