Gazetari turk arrestohet për shkak të mbështetjes ndaj ushtrisë siriane
Autoritetet e Ankarasë kanë arrestuar Hasani Mahali, gazetarin turk, për shkak të publikimit të një shkrimi në mbështetje ndaj operacioneve të ushtrisë siriane kundër terroristëve në Alepo.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Hasani Mahali të martën në faqen e tij në Twitter ka shkruar se disa vende arabe të Gjirit Persik përgjatë 20 muajve po bombardojnë Jemenin, mirëpo në mediet e Turqisë nuk publikohet asnjë lajm në lidhje me këtë krim. Ndërkohë ushtria e Sirisë po spastron qytetin Aleppo nga terroristët e armatosur, mirëpo në mediet turke u bë kiamet. Autoritetet e Turqisë këto deklarata të Hasan Mahali i kanë quajtur ofendim për funksionarët e Qeverisë së Turqisë dhe kanë arrestuar atë. Ankara në vitet e kaluara me mbështetje ndaj terroristëve në Siri dhe duke dërguar armatim për ata, ka luajtur rol të madh në vrasjen e civilëve sirian dhe në shkatërrimin e infrastrukturës së këtij vendi.