Policia përdor gaz lotsjellës dhe helmues në Bahrejn
(last modified Wed, 21 Dec 2016 10:26:50 GMT )
Dhjetor 21, 2016 11:26 Europe/Tirane
  • Policia përdor gaz lotsjellës dhe helmues në Bahrejn

Policia e Bahrejnit ndaj protestuesve në rajonin Deraz të Bahrejnit, të cilët ishin tubuar në mbështetje të sheik Isa Kasem, ka përdorur gaz lotsjellës dhe helmues.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam e lajmeve sipas të cilës protestat janë organizuar në sheshin Feda të rajonit Deraz. Grupet revolucionare të Bahrejnit u kanë kërkuar banorëve të rajonit Deraz që të ngrihen në protesta në mbështetje të sheik Isa Kasem. Pas thirrjes së grupeve revolucionare me mijëra shtetas bahrejnas janë ngritur në protesta në sheshin Feda, që më pas u rrethua plotësisht nga forcat e sigurimit të regjimit Al Khalifa. Këto forca kanë përdorur mjete ushtarake, gaz lotsjellës dhe helmues kundër protestuesve. Vlen të theksohet se prej disa ditësh autoritetet e regjimit Al Khalifa kanë penguar futjen e ushqimeve në rajonin Deraz.

Tags