Avionët turq vrasin civilët sirianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39490-avionët_turq_vrasin_civilët_sirianë
Me dhjetëra civilë sirianë janë vrarë gjatë sulmeve të avionëve luftarakë të Turqisë në veri të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 03:53 Europe/Tirane
  • Avionët turq vrasin civilët sirianë

Me dhjetëra civilë sirianë janë vrarë gjatë sulmeve të avionëve luftarakë të Turqisë në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se grupi i vëzhguesve të të drejtave të njeriut në Siri ka deklaruar se si pasojë e sulmeve të ditës së enjte të avionëve luftarakë të Turqisë kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS në rajonin Al Bab, janë vrarë 47 civilë sirianë. Sipas këtyre vëzhguesve, në mesin e të vrarëve janë 14 fëmijë dhe 9 gra. Autoritetet e Damaskut kanë dënuar ashpër sulmet ajrore dhe tokësore të Turqisë dhe kanë deklaruar se Ankaraja me pretekst të sulmeve kundër ISIS, po bombardon grupet e kurdëve në Siri sidomos forcat kurde kundërshtare të Turqisë. Pretendimi i Turqisë për sulme kundër grupit terrorist ISIS bëhet në kohën kur shumë dokumente dhe dëshmi janë publikuar për mbështetjen e Turqisë ndaj këtij grupi terrorist.