Bahrejnasit djegin flamurin e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40405-bahrejnasit_djegin_flamurin_e_regjimit_sionist
Qytetarët e irrituar të Bahrejnit duke dënuar çfarëdo lloj normalizimi të marrëdhënieve të regjimit Al Khalifa me regjimin sionist, kanë djegur flamurin e këtij regjimi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2016 11:17 Europe/Tirane
  • Bahrejnasit djegin flamurin e regjimit sionist

Qytetarët e irrituar të Bahrejnit duke dënuar çfarëdo lloj normalizimi të marrëdhënieve të regjimit Al Khalifa me regjimin sionist, kanë djegur flamurin e këtij regjimi.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi në rajonin Deraza në perëndim qytetit Manama dhe kanë deklaruar se vizita e delegacionit të regjimit sionist në Bahrejn është një turp i pashlyeshëm për Qeverinë e Bahrejnit dhe tradhti ndaj parimeve të umetit islamik dhe arab dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin e  popullit të Bahrejnit. Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë deklaruar se vizita e delegacionit sionist në Bahrejn është bërë në kuadër të politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe nuk ka lidhje me vullnetin e popullit të Bahrejnit sepse populli i Bahrejnit kurrë nuk harron çështjen e rëndësishme të Palestinës. Vizita e delegacionit të regjimit sionist gjithashtu është dënuar edhe nga grupet e aktivistëve politikë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.