Miratohet projekti për reformimin e Kushtetutës së Turqisë
Dhjetor 30, 2016 11:24 Europe/Tirane
Komisioni i Kushtetutës së Turqisë sot ka miratuar projektin për reformimin e kushtetutës së këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se komisioni i Kushtetutës në Parlamentin e Turqisë ka miratuar planin për ndryshimin e Kushtetutës dhe të sistemit politik të këtij vendi pasi më parë kishte marrë këtë plan nga Qeveria. Ky amendament do të krijojë kushtet për shtimin e kompetencave të presidentit të Turqisë në Parlament dhe pas miratimit të Kushtetutës së Turqisë, sipas të gjitha mundësive ky plan do të vendoset në referendum.
Tags