Miratohet projekti për reformimin e Kushtetutës së Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40408-miratohet_projekti_për_reformimin_e_kushtetutës_së_turqisë
Komisioni i Kushtetutës së Turqisë sot ka miratuar projektin për reformimin e kushtetutës së këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2016 11:24 Europe/Tirane
  • Miratohet projekti për reformimin e Kushtetutës së Turqisë

Komisioni i Kushtetutës së Turqisë sot ka miratuar projektin për reformimin e kushtetutës së këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se komisioni i Kushtetutës në Parlamentin e Turqisë ka miratuar planin për ndryshimin e Kushtetutës dhe të sistemit politik të këtij vendi pasi më parë kishte marrë këtë plan nga Qeveria. Ky amendament do të krijojë kushtet për shtimin e kompetencave të presidentit të Turqisë në Parlament dhe pas miratimit të Kushtetutës së Turqisë, sipas të gjitha mundësive ky plan do të vendoset në referendum.