Hejdar Ebadi: Operacionet e Mosulit kanë hyrë në fazën përcaktuese
(last modified Sun, 01 Jan 2017 06:52:26 GMT )
Janar 01, 2017 07:52 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi: Operacionet e Mosulit kanë hyrë në fazën përcaktuese

Kryeministri i Irakut ka deklaruar se operacionet për çlirimin e Mosulit kanë hyrë në fazën përcaktuese dhe po ecin para sipas programit të caktuar më parë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, të shtunën gjatë vizitës që zhvilloi në selinë e komandës së operacioneve të përbashkëta, zhvilloi një takim me komandantët e forcave të sigurisë dhe ushtarake të Irakut dhe deklaroi: "Forcat irakiane në operacionet për çlirimin e qytetit Mosul nga pushtimi i terroristëve me moral të lartë janë duke luftuar kundër terroriste". Ndërkohë forcat vullnetare popullore Hashd Sha'bi gjatë operacioneve të përbashkëta me forcat e policisë federale të Irakut, kanë çliruar fshatin Shokran dhe kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Nga ana tjetër,  burimet informative të Irakut kanë njoftuar se gjatë operacioneve të ushtrisë së Irakut në verilindje të Bakubas, qendër e provincës Dejale, është vrarë një prej krerëve kryesor të grupit terrorist ISIS i cili ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë për dërgimin në misione të terroristëve kamikazë dhe për krijimin e pasigurisë në Irak. Forcat e ushtrisë së Irakut në rajone të ndryshme të këtij vendi kanë shënuar avancime të mëdha dhe terroristët për të kompensuar disfatat e tyre kanë shtuar në masë të madhe sulmet kundër civilëve.

 

Tags