Asad: Terroristët në Vadi Bardi vazhdojnë të shkelin armëpushimin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41518-asad_terroristët_në_vadi_bardi_vazhdojnë_të_shkelin_armëpushimin
Presidenti i Sirisë ka thënë se kundërshtarët e armatosur vazhdojnë të shkelin armëpushimin në rajonin Vardi Bardi të Damaskut kryeqytet i Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2017 08:41 Europe/Tirane
  • Asad: Terroristët në Vadi Bardi vazhdojnë të shkelin armëpushimin

Presidenti i Sirisë ka thënë se kundërshtarët e armatosur vazhdojnë të shkelin armëpushimin në rajonin Vardi Bardi të Damaskut kryeqytet i Sirisë.

Bashar Asad në një intervistë dhënë agjencisë franceze të lajmeve ka thënë se terroristët e frontit Nusra dhe ISIS shkelin armëpushimin dhe sulmojnë forcat e ushtrisë siriane në rajonin Vardi Bardi. Ai tha se që nga koha e zbatimit të armëpushimit më 30 dhjetor, terroristët kanë pushtuar burimet kryesore të ujit për Damaskun dhe kanë privuar mbi 5 milion civilë nga uji i pijshëm, mirëpo ushtria po mundohet të çlirojë zonat e pushtuara. Presidenti i Sirisë, gjithashtu njoftoi për një operacion të ushtrisë siriane për pastrimin e qytetit Raka në veri të Sirisë nga prania e terroristëve.