Transferimi i ambasadës amerikane në Kods, shpallje luftë kundër myslimanëve
Imami i Xhamisë Aksa ka deklaruar se transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë, është sikur shpallje lufte kundër jo vetëm palestinezëve, por kundër të gjithë popujve arabë dhe myslimanë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shejkh Akrame Sabri, imami i Xhamisë Aksa, në ceremoninë e faljes së namazit të së premtes që u zhvillua me pjesëmarrjen e mijëra palestinezëve në Xhaminë Aksa dhe pavarësisht masave të dhunshme të regjimit sionist, vuri në dukje uzurpimin e tokave të palestinezëve në Kodsin e shenjtë për ndërtimin e kolonive sioniste në këtë qytet dhe ka paralajmëroi për pasojat e rrezikshme të planit për hebraizimin e Kodsit të shenjtë. Imami i Xhamisë Aksa denoi ashpër shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve në territoret e pushtuara që shembulli më i fundit i këtij krimi është shkatërrimi i shtëpive të palestinezëve në fshatin Umu Hajran në Naghab në territoret e pushtuara palestineze në vitin 1948 dhe këtë veprim e quajti racist dhe të dhunshëm. Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, i ka premtuar Beniamin Netanjahut se do ta transferojë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kods.