Erdogan më në fund liron gazetarin sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i42970-erdogan_më_në_fund_liron_gazetarin_sirian
Autoritetet e Turqisë kanë liruar publicistin dhe gazetarin e agjencisë së lajmeve SANA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2017 04:12 Europe/Tirane
  • Erdogan më në fund liron gazetarin sirian

Autoritetet e Turqisë kanë liruar publicistin dhe gazetarin e agjencisë së lajmeve SANA.

Agjencie zyrtare siriane e lajmeve SANA njoftoi se Hosni Mahali ishte akuzuar nga autoritetet turke për ofendim ndaj Rexhep Taip Erdogan, presidentit të këtij vendi dhe për këtë arsye ai ka qëndruar nën arrest përgjatë 39 ditë në Turqi. Hosni Mahali në një bisedë telefonik për këtë agjenci, ka deklaruar se autoritetet e Turqisë e kanë liruar atë të shtunën pasdite dhe ai aktualisht ndodhet në spital për të kryer vizitat mjekësore për të konfirmuar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Gjykata e Turqisë që shqyrton akuzat e paraqitura kundër tij, ka deklaruar se më 13 qershor do ta zhvillojë një seancë gjyqësore për gjykimin e tij. Hosni Mahali ka deklaruar se lideri i Partisë Republikane Popullore të Turqisë, disa deputetë të Parlamentit dhe gjithashtu disa gazetarë dhe aktivistë të rrjeteve sociale janë takuar me atë.