Ushtria irakiane marshon në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43021-ushtria_irakiane_marshon_në_mosul
Forcat irakiane në përballje me grupin terrorist ISIS kanë arritur suksese të rëndësishme brenda dhe në rrethinat e Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2017 16:23 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane marshon në Mosul

Forcat irakiane në përballje me grupin terrorist ISIS kanë arritur suksese të rëndësishme brenda dhe në rrethinat e Mosulit.

Këto forca kanë marrë plotësisht nën kontroll brigjet lindore të lumit Tiger dhe po përgatiten për të sulmuar terroristët në bregun tjetër të këtij lumi. Sipas gazetarit të agjencisë së lajmeve Parstoday, bëhet e ditur se forcat e ushtrisë irakiane kanë arritur të spastrojnë nga prania e terroristëve pjesën verilindore të qytetit Mosul dhe në godinat qeveritare të kësaj zone kanë ngritur flamurin irakian. Ky burim shton se në lagjet ku ISIS ende nuk është dorëzuar, po vazhdojnë luftime të ashpra. Ibrahim Mohamed Husein, një nga komandantët operativ të ushtrisë irakiane, bëri të ditur se terroristët e ISIS kanë bërë të gjitha përpjekjet për të ndalur avancimin e forcave irakiane duke shfrytëzuar snajperët, autobombat, madje edhe duke përdorur civilët si mburojë humane, por forcat e ushtrisë irakiane tashmë kanë nisur marshimin në brendësi të Mosulit dhe së shpejti do të çlirojnë plotësisht këtë qytet.