Kompromiset e gjera mes regjimit sionist dhe krerëve arabë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43061-kompromiset_e_gjera_mes_regjimit_sionist_dhe_krerëve_arabë
Në kuadër të takimeve me tematikë ushtarake dhe ekonomike në perëndim, janë organizuar takime dhe janë arritur kompromise mes regjimit sionist dhe krerëve të vendeve arabe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2017 02:49 Europe/Tirane
  • Kompromiset e gjera mes regjimit sionist dhe krerëve arabë

Në kuadër të takimeve me tematikë ushtarake dhe ekonomike në perëndim, janë organizuar takime dhe janë arritur kompromise mes regjimit sionist dhe krerëve të vendeve arabe.

Në këtë mes Jaer Gulan, zëvendës i shtabit të ushtrisë së regjimit sionist në kuadër të takimit të NATO-s në Bruksel u takua me shefat e shtabeve të ushtrisë së vendeve arabe si Egjipti, Jordania, Algjeria, Bahrejni, Kuvajti, Maroku dhe Tunizia. Tzipi Livni ishte ministre e jashtme e Izraelit gjithashtu ka publikuar pamje të takimit të saj me princin Turki Fejsal të Arabisë Saudite i cili ka qenë shef i shërbimit inteligjent të Arabisë Saudite. Ky takim është organizuar në kuadër të forumit botëror ekonomik Davos. Prania e gjerë e autoriteteve të regjimit sionist në takimet ushtarake dhe ekonomike perëndimore tregon për faktin se kritikat e krerëve arabë ndaj izraelit janë kritika sipërfaqësore që bëhen vetëm për të mbuluar veprimet e tyre nga sytë e opinionit publik. Mbështetja ushtarake dhe ekonomike e perëndimit për regjimin sionist, është dritë jeshile që i jepet regjimit sionist që të shtojë krimet e tij. Krerët e regjimit sionist me anë të këtyre ndihmave kanë shtuar krimet e tyre dhe ekspansionizmin ndaj palestinezëve. Një tjetër objektiv që ndiqet në takimet perëndimore, është se këto takime janë kthyer në vende për mbledhjen e autoriteteve të regjimit sionist dhe të qeverive arabe me qëllim që të eliminohen pengesat për arritjen e një kompromisi në Lindjen e Mesme. Perëndimorët me anë të takimeve mes krerëve të regjimit sionist dhe vendeve arabe, synojnë ta nxjerrin Izraelin nga izolimi rajonal dhe ndërkombëtar. Qeveritë arabe kanë nisur koordinimet dhe bashkërenditjet e veprimeve të tyre me regjimin sionist. Bashkëpunimi i vazhdueshëm i Arabisë Saudite me Izraelin për të realizuar politikat kundër rezistencës anti-sioniste në rajon dhe për dobësimin e saj nëpërmjet mbështetjes ndaj terroristëve në rajon, tregon qartë objektivat e regjimit sionist dhe të Al Saud që janë baza të terrorizmit. Pasojat e kompromisit nuk përfundojnë vetëm me këtë vend, pasi regjimi sionist po bën të gjitha përpjekjet që të influencojë sa më shumë tek vendet e tjera arabe. Bashkëpunimi dhe kompromisi mes regjimit sionist dhe vendeve arabe është aq i gjerë saqë shumë krerë të regjimit sionist janë shprehur të kënaqur nga procesi i kompromisit me vendet arabe. Më herët Avigdor Liberman, ministri i jashtëm i regjimit sionist ka shprehur falënderimet e tij për autoritetet amerikane dhe përpjekjet e tyre në procesin e kompromisit dhe ka thënë se brenda 5 viteve të ardhshme mes regjimit sionist dhe vendeve arabe do të arrihet paqja.