Qytetarët bahrejnas protestojnë kundër regjimit Al Khalifa
Qytetarët bahrejnas kanë organizuar protesta në rajonin Ma'ameer dhe kanë protestuar kundër regjimit Al Khalifa të Bahrejnit.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se protestuesit bahrejnas të hënën kanë organizuar protesta në rajonin Ma'ameer dhe kanë protestuar kundër politikave shtypëse dhe të dhunshme të regjimit Al Khalifa dhe kanë dënuar edhe pretendimet e politikanëve të këtij vendi për mbrojtjen e demokracisë. Protestuesit bahrejnas me këtë rast gjithashtu kanë dënuar edhe sulmet e forcave të regjimit Al Khalifa në objektet e banimit. Ndërkohë forcat e regjimit Al Khalifa kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve duke i qëlluar ata edhe me plumba gome. Deri më tani nuk është publikuar ndonjë raport në lidhje me viktimat ose arrestimet e protestuesve gjatë kësaj proteste. Qytetarët bahrejnas edhe të dielën në mbrëmje kanë organizuar tubim protestues në rajonin e rrethuar nga forcat e regjimit Al Khalifa në Deraza përpara shtëpisë së klerikut të njohur shiit Shejkh Isa Kasem.