Ebadi në reagim ndaj Trump: Nafta e Irakut është për irakianët
(last modified Wed, 25 Jan 2017 07:59:34 GMT )
Janar 25, 2017 08:59 Europe/Tirane
  • Ebadi në reagim ndaj Trump: Nafta e Irakut është për irakianët

Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut duke reaguar ndaj deklaratave të pabaza të Donald Trump presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se nafta e Irakut është për irakianët.

Në një deklaratë të tij Donald Trump është shprehur se armike duhet të vë nën kontrollin e saj naftën irakiane. Ai në një fjalim të mbajtur me autoritetet e CIA-s amerikane ka thënë se Amerika për shkak të dëmeve që  ka pësuar në luftën e vitit 2003 duhet të marrë nën kontroll naftën e Irakut. Trump gjithashtu ka pretenduar se nëse Amerika do të zotëronte kontrollin e puseve të naftës në Irak, grupi terrorist ISIS nuk do të ishte shfaqur. Kjo deklaratë e presidentit amerikan bëhet në kohën kur pas zgjedhjeve të nëntorit ai kishte deklaruar se Barack Obama është përgjegjës për krijimin e grupit terrorist ISIS.

Tags