Iraku kritikon Amerikën për vendimin e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43767-iraku_kritikon_amerikën_për_vendimin_e_trump
Ministri i jashtëm i Irakut në takimin me ambasadorin amerikan në Bagdad, dënoi dhe kritikoi vendimin e Donald Trump për të penguar dhe ndaluar futjen e shtetasve irakianë në Amerikë dhe kërkoi anulimin e këtij vendimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2017 02:44 Europe/Tirane
  • Iraku kritikon Amerikën për vendimin e Trump

Ministri i jashtëm i Irakut në takimin me ambasadorin amerikan në Bagdad, dënoi dhe kritikoi vendimin e Donald Trump për të penguar dhe ndaluar futjen e shtetasve irakianë në Amerikë dhe kërkoi anulimin e këtij vendimi.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sumarie News, Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm i Irakut dje u takua me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad ku tha se irakianët janë një popull që ka vuajtur nga terrorizmi dhe nuk është e drejtë që të sillet kështu me fëmijët irakianët të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre në luftën kundër terrorizmit. Xhaafari shprehu habinë nga vendimi i presidentit Donald Trump për parandalimin e futjes së shtetasve të vendeve islame dhe sidomos të shtetasve irakianë në Amerikë dhe tha se shtetasit irakianë deri tani nuk kanë kryer asnjë akt terrorist në botë por ata kanë sakrifikuar dhe dhënë jetën e tyre në luftën kundër terrorizmit. Ndërkohë ambasadori amerikan në Bagdad tha se kërkesën e qeverisë irakiane do t’ia transmetojë qeverisë amerikane. Parlamenti irakian ditën e hënë ka këshilluar komisionin për marrëdhëniet me jashtë që të marrë masa reciproke kundrejt vendimit të Donald Trump dhe të ndalojë futjen e shtetasve amerikanë për 90 ditë në Irak. Trump ditën e premte ka nxjerrë urdhër për ndalimin e futjes së shtetasve nga 7 vende të botës gjë e cila ngjalli reagimin e shumë personaliteteve politike dhe deputetëve të këtyre vendeve.