Bisedë telefonike e presidentëve të Sirisë dhe Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43817-bisedë_telefonike_e_presidentëve_të_sirisë_dhe_venezuelës
Presidenti i Sirisë në një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelas tha se Damasku dhe Karakasi janë të zotuar për të ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë e tyre dhe për të refuzuar diktatet e perëndimorëve dhe të aleatëve të tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2017 12:43 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e presidentëve të Sirisë dhe Venezuelës

Presidenti i Sirisë në një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelas tha se Damasku dhe Karakasi janë të zotuar për të ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë e tyre dhe për të refuzuar diktatet e perëndimorëve dhe të aleatëve të tyre.

Bashar Asad zhvilloi një bisedë telefonike me Nikolas Maduro ku tha se të huajt me ndërhyrjet e tyre synojnë të dobësojnë Sirinë dhe Venezuelën të cilët nuk pranojnë politikat e perëndimit dhe të aleatëve të tyre dhe preferojnë të ruajnë interesat kombëtare. Nga ana e tij presidenti i Venezuelës, uroi presidentin dhe popullin sirian për sukseset e ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizmit dhe tha se fitoret e kësaj ushtrie janë rezultat i unitetit dhe i sakrificës së palëkundur të popullit sirian në përballje me krizën. Maduro shpresoi që Siria t'i kthehet sa më shpejt rendit, sigurisë dhe qetësisë dhe shprehu mbështetjen e vendit të tij për popullin dhe qeverinë siriane. Në të njëjtën kohë presidenti Asad, falënderoi homologun e tij për qëndrimet e Venezuelës kundrejt Sirisë. Kriza i është imponuar Sirisë në vitin 2001 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika, Arabi Saudite dhe aleatët e tyre si Turqia, të cilët kanë për qëllim rrëzimin e presidentit Bashar Asad.