Reagimi i presidentit irakian ndaj vendimit të presidentit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43911-reagimi_i_presidentit_irakian_ndaj_vendimit_të_presidentit_amerikan
Presidenti irakian i kërkoi Uashingtonit të rishikojë vendimin për ndalimin e hyrjes së shtetasve irakianë në SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2017 15:03 Europe/Tirane
  • Reagimi i presidentit irakian ndaj vendimit të presidentit amerikan

Presidenti irakian i kërkoi Uashingtonit të rishikojë vendimin për ndalimin e hyrjes së shtetasve irakianë në SHBA.

Fuad Masum, president i Irakut, deklaroi sot se vendimi i presidentit të SHBA kundër shtetasve të shtatë vendeve myslimane është krejtësisht i padrejtë dhe i pajustifikueshëm. “Qeveria amerikane duhet të qëndrojë përkrah vendeve që me shumë sakrifica po luftojnë terrorizmin”- deklaroi presidenti irakian duke i kërkuar homologut të tij amerikan të anulojë vendimin e tij për të ndaluar hyrjen e shtetasve irakianë në territorin e SHBA.