UNRWA paralajmëron për gjendjen kritike në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43993-unrwa_paralajmëron_për_gjendjen_kritike_në_rripin_e_gazës
Komisari i lartë i UNRWA ka paralajmëruar në lidhje me gjendjen kritike jetësore dhe humanitare në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2017 19:33 Europe/Tirane
  • UNRWA paralajmëron për gjendjen kritike në Rripin e Gazës

Komisari i lartë i UNRWA ka paralajmëruar në lidhje me gjendjen kritike jetësore dhe humanitare në Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve MEA e Palestinës njoftoi se Pier Krinbul, komisari i lartë i UNRWA, të mërkurën në Palestinë, ka thënë se askush nuk kërkon një luftë tjetër në Gaza ndërsa banorët e Gazës ashtu si banorët e çdo vendi tjetër kanë të drejta qytetare të cilat duhet të respektohen. Ai shtoi se aktualisht problemi i ujit në Gaza është në gjendje kritike mirëpo po bëhet përpjekje që banorët e rajonit të Rripit të Gazës edhe për tre vjet të tjera të kanë ujë të pijshëm. Komisari i lartë i UNRWA tha gjithashtu se problemi i papunësisë ka ushtruar ndikime destruktive mbi jetën e banorëve të Gazës.