Edhe Egjipti kundër vendimit të Trump
Deputeti i parlamentit egjiptian ka thënë se urdhri ekzekutiv i Trump kundër emigrantëve synon dobësimin e myslimanëve.
Mohamed Anur Al Sadat, deputet në parlamentin e Egjiptit, të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, ka thënë se urdhri ekzekutiv i Donald Trump kundër emigrantëve është në kundërshtim me parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare si dhe synon dobësimin e myslimanëve. Deputeti i parlamentit egjiptian ka deklaruar se nëse nuk anulohet ky vendim, në të ardhmen do të ketë pasoja negative sa i përket marrëdhënieve midis Amerikës dhe vendeve myslimane dhe padyshim se investimet amerikane në këto vende do të zbehen. Trump përmes një urdhri ekzekutiv ka ndaluar hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve myslimane në Amerikë.