Edhe Egjipti kundër vendimit të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44065-edhe_egjipti_kundër_vendimit_të_trump
Deputeti i parlamentit egjiptian ka thënë se urdhri ekzekutiv i Trump kundër emigrantëve synon dobësimin e myslimanëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2017 13:29 Europe/Tirane
  • Edhe Egjipti kundër vendimit të Trump

Deputeti i parlamentit egjiptian ka thënë se urdhri ekzekutiv i Trump kundër emigrantëve synon dobësimin e myslimanëve.

Mohamed Anur Al Sadat, deputet në parlamentin e Egjiptit, të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, ka thënë se urdhri ekzekutiv i Donald Trump kundër emigrantëve është në kundërshtim me parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare si dhe synon dobësimin e myslimanëve. Deputeti i parlamentit egjiptian ka deklaruar se nëse nuk anulohet ky vendim, në të ardhmen do të ketë pasoja negative sa i përket marrëdhënieve midis Amerikës dhe vendeve myslimane dhe padyshim se investimet amerikane në këto vende do të zbehen. Trump përmes një urdhri ekzekutiv ka ndaluar hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve myslimane në Amerikë.